Ballina Bota FBI i rikthen Egjiptit 48 objekte të lashta, dyshime për trafikim

FBI i rikthen Egjiptit 48 objekte të lashta, dyshime për trafikim

107
0

FBI-ja ka kthyer 48 objekte të lashta egjiptiane në Egjipt pas një hetimi nga Ekipi i saj i Krimit Kundër Artit. Koleksioni përfshin figurina, amuleta dhe pajisje varresh që datojnë nga periudhat faraonike, romake dhe kopte.

Ndihmësdrejtori i FBI-së, Patrick Grandy, tha: “Këto objekte përfaqësojnë historinë e pasur të Egjiptit. Shumica e tyre janë mijëra vjeçare dhe rëndësia e tyre kulturore për popullin egjiptian është e paçmuar”.
Allen Grove, një agjent special në ekip, tha se hetuesit po punojnë ende për të identifikuar njerëzit që mund të kenë qenë të përfshirë në trafikimin e objekteve.

“Pavarësisht se e dimë që trafikanti i dyshuar tani ka vdekur, ne po kërkojmë të identifikojmë bashkëpunëtorë të tjerë. Dhe përveç kësaj, kemi arsye të besojmë se mund të ketë më shumë sende atje jashtë”, tha Grove.