Ballina Kronika Nga Kruja në Tiranë për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari te...

Nga Kruja në Tiranë për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari te Kthesa e Kamzës

60
0

Një 26-vjeçar nga Kruja është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte një armë zjarri për ta shitur. Nikolin Dedej u kap nga policia në zonën e Kthesës së Kamzës, teksa po udhëtonte nga Kruja drejt Tiranës. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti një pistoletë, e cila dyshohet se do të shitej në kryeqytet. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe telefoni i 26-vjeçarit.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që po levizte drejt Tiranës, me armë zjarri, në automjet, finalizuan operacionin e koduar “Price”, gjatë të cilit u arrestua te vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, shtetasi N. D., 26 vjeç, banues në Krujë. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë. Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij”, njofton Policia.