Ballina Aktualitet “Ne kemi ardhur këtu, do të ngurtësohemi këtu dhe nuk na ndalon...

“Ne kemi ardhur këtu, do të ngurtësohemi këtu dhe nuk na ndalon njeri”/ I moshuari, nga protesta: Nuk dimë se çfarë të bëjmë në këtë shtet

65
0

Qëndresa e protestuesve përpara godinës së Kryeministrisë ka sjellë reagime me tone të ashpra nga qytetarët e thjeshtë, të cilët shprehin revoltën e tyre ndaj gjendjes ekonomike dhe keqqeverisjes.

Një i moshuar, pjesëmarrës në tubim, ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat, duke nëvizuar se pamundësia ekonomike dhe hallet e përditshme e kanë detyruar të dalë në rrugë.

“Kemi halle dhe probleme, ndaj kemi dalë këtu! Unë kurrë nuk ia kam dhënë votën këtij, as Enver Hoxhës nuk ia kam dhënë. Nuk dimë se çfarë të bëjmë në këtë shtet. Jam i moshuar, pa shkollë, por praktika më ka dhënë shumë njohuri,” u shpreh ai.

Pavarësisht pretendimeve se protesta po zbehet, i moshuari këmbënguli se qëndresa do të vijojë deri në arritjen e qëllimit, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos dorëzohen.

“Thonë se kanë ikur protestuesit. Ne kemi ardhur këtu, do të ngurtësohemi këtu dhe nuk na ndalon njeri. Po nuk qëndruam këtu, do të bëjnë përshesh me ne!”, përfundoi reagimin e tij i moshuari.