Një ndeshje e pabesueshme është zhvilluar në stadiumin italian Reggio Calabria, ku Italia dhe Gjermania kanë shkruar historinë e volejbollit gjatë një miqësoreje mes dy kombëtareve.
Gjermania fitoi setin e parë me rezultat të jashtëzakonshëm 66-64, pas plot 1 ore e 29 minutash lojë. Ky është tashmë seti më i gjatë në historinë e volejbollit.
Dy kombëtaret zhvilluan një betejë të jashtëzakonshme, me rezultatin që kaloi në 34-34, 38-38, 45-45 dhe më pas deri në 57-57, përpara se gjermanët të shënonin pikën vendimtare për 66-64.
Megjithatë, Italia arriti të rikthehej dhe në fund triumfoi 3-2, me rezultatet 64-66, 25-22, 23-25, 25-22, 15-12.
Ndeshja zgjati gjithsej 3 orë e 50 minuta, duke vendosur edhe rekordin për një ndeshje të tillë, ndërsa në tribuna ishin më shumë se 4,400 spektatorë.
Rekordi i mëparshëm për setin më të gjatë ishte vendosur vetëm pak muaj më parë, më 28 qershor 2026, kur Argjentina dhe Polonia luajtën një set 50-48 në Ligën e Kombeve.
66-64, 130 pikë dhe 89 minuta për vetëm një set – një kapitull i ri në historinë e volejbollit.







