Cardi B ka publikuar të premten këngën e saj më të re, “AH HA”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në videoklip.
Reperja amerikane shfaqet me një stil të guximshëm dhe ekstravagant, ndërsa në disa nga skenat e klipit pozon pranë një motori, duke ekspozuar një look të veçantë dhe mjaft të komentuar.
Kënga e re ka nisur me ritëm të lartë edhe në platformat online, ku brenda një kohe të shkurtër ka grumbulluar miliona klikime, duke dëshmuar interesin e madh të fansave për projektin e ri të artistes.
Cardi B është e njohur për paraqitjet e saj provokuese dhe stilin pa komplekse.
Ndërsa edhe me “AH HA” duket se ka zgjedhur të sjellë një tjetër projekt që synon të bëjë bujë në rrjetet sociale dhe skenën muzikore.







