Ballina Kronika U kap në makinë me Ergys Agasin, GJKKO lë në burg ish-policin...

U kap në makinë me Ergys Agasin, GJKKO lë në burg ish-policin Uljan Shpataraku

74
0

GJKKO ka lënë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun. Shpataraku u arrestua nga autoritetet, ndërsa u kap në makinë me Ergys Agasin.

Moskopetenca është kërkuar nga ana e avokatit mbrojës, po ashtu kanë kërkuar masë me të butë sigurimi. Uljan Shpataraku ka folur para trupit gjykues dhe nuk ka pranuar akuzën e Prokurorisë së posaçme.

Në seancë avokati ka paraqitur fakte që janë rrethana lehtësuese sa i takon masës së sigurimit në ngarkim të Shpatarakut.

Ndërkohë SPAK pritet të vijojë hetimet.

Ish-zyrtari i policisë akuzohej për veprën penale “të përkrahjes së autorit të krimit”.  Ndërsa më herët u raportua se ish-zyrtarit Uljan Shpataraku, iu mor arsenali që mbante në banesë, gjithashtu iu hoq edhe leja e armës.

Gjithashtu kujtojmë se Shpataraku ishte shpallur në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.

Stafi i hotelit, në kohën kur ndodhu ngjarja, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë më pas kishin shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë.