Ballina Kosovë “Fatmir Sheholli na demaskoi” – Deputeti Kraki tregon çfarë i kishte ndodhur...

“Fatmir Sheholli na demaskoi” – Deputeti Kraki tregon çfarë i kishte ndodhur një vit më parë

79
0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar pas publikimeve për Fatmir Shehollin, duke pretenduar se disa media në Kosovë dhe Shqipëri janë përdorur për të nxitur ndasi fetare dhe politike.

Kraki ka treguar se rreth një vit më parë kishte refuzuar pjesëmarrjen në një debat televiziv në Shqipëri për shaminë islame në shkollat e Kosovës, duke e cilësuar temën si përçarëse. Sipas tij, të nesërmen tema ishte trajtuar edhe në disa media kosovare.

Ai ka kritikuar ashpër “normalizimin e injorancës” dhe ka thënë se rasti i Shehollit tregon më shumë për shoqërinë sesa për vetë aktivitetin e tij. “Fatmir Sheholli u demaskua dhe na demaskoi”, ka shkruar Kraki.

Postimi i plotë:

Fatmir Sheholli na demaskoi

Para gati nje viti me mori ne telefon dikush nga nje TV e Shqiperise.

« Zoti Kraki, a mund te merrni pjese neser ne nje débat? »

Cila eshte tema dhe kush do jete aty, i thash.

« Tema eshte shamia islame ne shkollat e Kosoves » me tha.

More ne i kemi nja 100 halle e bllokada politike me i trajtu ne kete moment, ia ktheva une. Nga ju doli juve tema e fese kaq urgjente per opinionin?

I thash shkurt e shqip qe pas shume temave dhe debateve lidhur me Kosoven ne mediat e Shqiperise qendrojne sherbimet serbe. I sugjerova miqesisht qe te mos flisnin per tema te tilla qe synim e kane perqarjen ne mes nesh.

I thash poashtu se me siguri media tjera do e trajtojne « temen » sepse keto pune behen me skenar sa me te gjere.

Pjesemarrjen ne debat e refuzova kategorikisht.

Te nesermen ne T7 dhe ne TV Dukagjin, ata dudat e emisioneve te drekes veç i kishin hap arenat e ndasive me temen e fese, me te ftuar sa anonimë aq edhe te padijshem.

Qellimi ishte i njejte si ne Shqiperi edhe ne Kosove: fetarizimi i debatit dhe theksimi i ndasive edhe pse ato realisht kurre s’kane ekzistu tek ne. I shkrova atij personit nga Tirana dhe ia dergova linqet e debateve te njejta ne Kosove.

A e sheh i thash si shkon kjo pune?

Ah tha çfare koinçidence interesante.

Tash kur demaskohen Fatmir Sheholli dhe ai plaku goran i BIA-s, ato skenare na behen te qarta. Une s’kam prit me u arrestu spiunat qe me e kuptu se shume media jane ne sherbim te Serbise, me ose pa dashje.

Shpesh e kam thene se injorancen e kemi armikun me te madh sepse, siç e ka teorizu Hannah Arendt, aty ku s’ka mendim ze vend e keqja. Gara me qene dikushi kur je askushi krijon liga me askusha. Tani askushat e krijojne realitetin e tyre paralel brenda te cilit s’ka rregulla as te verteta.

Prandaj s’mund te kete nderhyrje nga nje gazetar i pacipe qe i jep kohe nje psikopati ne dreke me shpernda teori konspirative se qysh Kosova po koordinohet me Serbine per gjetjen e armeve ne veri.

Prandaj Kosova rrezikohet me shume sot se ne vitin 2008 kur u shpalle e pavarur.

Sot e rrezikojme ne sepse e kemi normalizu injorancen ne çdo fushe e ne çdo teme.

Prandaj rasti i Shehollit eshte shume më tragjik’se vet aktiviteti i tij ne sherbim te Serbise. Ky rast tregon me shume per neve sesa per Fatmir spiunin.

Ne fakt, Fatmir Sheholli u demaskua dhe na demaskoi.