Ballina Kronika Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma...

Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari

84
0

Indrit Shyti, 19-vjeçari që mbeti i plagosur një ditë më parë në aksidentin në Mbrostar–Levan, ka ndërruar jetë te spitali i Traumës.

I riu ishte duke udhëtuar me një “Volkswagen” kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës.

Të plagosur mbetën edhe dy të tjerë që po udhëtonin me të riun.