Ballina Aktualitet Revolta e 96/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë:...

Revolta e 96/ Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

66
0

Protesta ka hyrë në ditën e saj të 96. Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e djeshme u bashkuan edhe studentë, të cilët mbanin pankarta me mesazhet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”. Mbërritja e tyre u shoqërua nga thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Ndërkohë, vëmendja e protestuesve po zhvendoset drejt 7 shtatorit, kur aksioni pritet të arrijë në ditën e 100-të.

Sipas paralajmërimeve të bëra gjatë tubimit të së mërkurës, për atë ditë synohet një mobilizim më i madh dhe protestuesit kanë deklaruar se do të tentojnë të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë.