Këtë të enjte mbahet protesta e 96-të para kryeministrisë, teksa kërkohet largimi i panegociueshëm i kreut të qeverisë, Rama.
Aktivistja Luçiana Koka u shpreh se me 7 shtator do bëhet protestë shembull, teksa me rrethimin e kryministrisë, do ikë Rama. Gjithashtu, ajo nuk la pa përmendur edhe protestën e 12 shtatorit, atëherë kur bashkohen edhe emigrantët.
“Sot në Shkodër banorët e Rrjollit kanë zhvilluar protestë për të drejtën e pronës. Banorët e Rrjollit kanë thirrur protesta, nga data 12 shtator e mbrapa do jenë çdo ditë aty për të ndalur punimet. Fokusi jonë kryesor është Tirana, kur të ikë Rama, do ikin të gjitha të këqijat e këtij vendi.
Por edhe banorët e Rrjollit që kanë punuar të vetëm, kanë nevojë për mbështetje. Qeveria dhe kompanitë e oligarkëve, nuk mund të piketojnë çdo tokë të bukur e ta përdorin për pazare, pa marrë parasysh, statusin e zonave të mbrojtura.
Anulimi i ligjit 21,24 është një kusht për të shpëtuar Shqipërinë. Ne nuk mjaftohemi me anulimin e paketës së Maleve apo me gjëra të tjera, ne nuk ndalojmë pa u larguar kjo klasë politike. Nëse qeveria mendon se duke na arrestuar na tremb, e ka parë mbrëmë dhe sonte, që thjeshtë na bën më fortë. Me 7 shtator, kur të bëjmë 100 ditë rezistence e shembull, duhet të jemi bashkë që ta rrethojmë kryeministrinë, der isa ai të largohert. Diaspora di vijë me datën 12 e do na gjejë të gjithëve të bashkuar”.







