Ballina Aktualitet “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”!/ Protestuesit te Blloku i Sigurisë:...

“Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”!/ Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë

73
0

“Gjithë Shqipëria është me ju” dhe “S’keni pranga për të gjithë” kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve që janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit nr. 3, te Blloku i Sigurisë në Mine Peza, ku mbahen aktivistët e arrestuar.

Protestuesit kanë vijuar marshimin drejt komisariatit, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave.

“Lironi çunat, lironi gocat” dhe “Arrestoni Ramën” , “lironi shqipet”, janë ndër sloganet që kanë jehuar gjatë qëndrimit të qytetarëve pranë ambienteve të Bllokut të Sigurisë.

Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën dhe deklarojnë se revolta qytetare nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Marshimi drejt Komisariatit nr. 3 është zhvilluar në kuadër të protestës së 96-të kundër qeverisë.