Ballina Lifestyle Maggie Gyllenhaal shkëlqen me një fustan të zi në Festivalin e Filmit...

Maggie Gyllenhaal shkëlqen me një fustan të zi në Festivalin e Filmit në Venecia

67
0

Aktorja dhe regjisorja amerikane Maggie Gyllenhaal tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Gyllenhaal mori pjesë në shfaqjen e filmit “A Place To Heal”, ku u paraqit me një fustan të zi prej taftaje, duke sjellë një pamje klasike dhe të sofistikuar.

Fustani i gjatë dhe elegant i dha aktores një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq, ndërsa zgjedhja e ngjyrës së zezë e theksoi edhe më shumë stilin e saj minimalist.

Paraqitja e saj u bë një nga momentet e spikatura të mbrëmjes në festival, ku yjet e kinemasë ndërkombëtare u mblodhën për të prezantuar dhe mbështetur produksionet e reja filmike.