Ballina Politika “Do t’i shkojmë kudo që të jetë”/ Protesta në SHBA, Berisha ndryshon...

“Do t’i shkojmë kudo që të jetë”/ Protesta në SHBA, Berisha ndryshon vendin e takimit, emigrantët me ironi: Ta presim siç e meriton

91
0

Frika e një proteste kundër tij në takimin me demokratët në Nju Xhersi ka sjellë anulimin e aktivitetit në godinën e “Bergen Performing Arts Center” dhe zhvendosjen e takimit në një lokacion tjetër.

Organizatori i protestës kundër Sali Berishës, emigranti shqiptar në SHBA, Jurgen Boduri, përmes një videomesazhi ka denoncuar zhvendosjen e takimit të doktorit.

“Sapo kemi marrë informacionin se është ndryshuar vendndodhja e takimit të Sali Berishës me militantët dhe simpatizantët në Nju Xhersi. Nuk e di pse ka ndodhur ky ndryshim në momentin e fundit, dy ditë përpara takimit.

Ndoshta frika e një proteste të madhe, e një organizimi që do të tregojë dhe nxjerrë në pah që Berisha nuk është i mirëpritur dhe është ‘non grata’ nga shqiptarët e Amerikës. Pavarësisht se Amerika mund t’ia ketë hequr, gjë që akoma nuk është deklaruar 100%.”

Por Berisha nuk do ta ketë të lehtë. Organizatori paralajmëron se, sapo të informohet për lokacionin e ri, do të organizohet protesta kundër kryetarit të PD-së.

“Por këto detaje të takimit, që janë ndryshuar dy ditë para eventit, po mbahen sekrete. Patjetër që ne kemi njerëz të brendshëm për të mësuar se ku do të mbahet takimi. Sa më shpejt ta kemi këtë informacion, do ta shpërndajmë, që të gjithë ta marrin vesh dhe të mblidhemi që ta presim Sali Berishën ashtu siç e meriton.”