Kryedemokrati Sali Berisha ka reguar sot lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në forumin e Cernobios në Itali.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se Rama zgjodhi të faëjsoi Europën për situatën e Shqipërisë, duke iu referuar edhe politikës për zgjerimin e BE-së.
Sipas kryetarit të PD-së, Rama është kryeministri që ndërtoi narkoshtetin e parë në Europë dhe kushti i vetëm për rivendosjen e shtetit ligjor në vend është largimi i tij nga detyra.
Reagimi i Berishës:
Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE.
Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës.
Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt.







