Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë intersante gjatë një interviste. Ai ka deklaruar se nuk do të lërë pasaardhës, duke i prerë shpresën ëndërruesve që bëjnë luftëra të nëndheshme brenda PS për ti zënë postin kryetarit. Pasi eliminoi tre nga ëndërrimtarët që donin ti zinin vendin, Tahiri, Veliaj dhe së fundmi Balluku, Edi Rama ka bërë të qartë se ai ecën me teorinë pas meje të bëhet qameti. Nëpërmjet kësaj interviste kreu i PS ka paralajmëruar se ka ndërmend të lërë të tokë të djegur Partinë socialiste. “Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai duhet të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë”, deklaron Rama. Duke pasur eksperiencën e tij me Fatos Nanon, Edi Rama nuk kërkon që kjo kulturë të përcillet në cc’do të ngelet në partinë më të madhe të vendit.
Në fragmentet e publikuara për të prezantuar episodin, kryeministri ndalet te disa prej temave më të diskutuara të aktualitetit politik, mes tyre Ishulli i Sazanit, SPAK-u, drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe e ardhmja e tij politike. Një prej deklaratave të Ramës lidhet me pasardhësin e tij politik. Ai shprehet se nuk ka ndërmend të zgjedhë një person që do ta pasojë në drejtimin politik.
Kryeministri ka komentuar gjithashtu situatën në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar drejtimin aktual si një “eksperiment social, politik dhe ekonomik”.
“Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”, shprehet ai. Sa i përket Sazanit, Rama ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij për projektin e zhvillimit të ishullit, duke theksuar se prona do të mbetet në pronësi të Shqipërisë.
“Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, thotë kryeministri.
Rama ka folur edhe për SPAK-un, duke e kritikuar për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur mediat në raport me personat që më pas janë marrë nën akuzë. “Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet”, deklaron ai.







