Ballina Aktualitet Afro 8 vetëvrasje për 100 mijë banorë/ Shifrat alarmante të vetëvrasjeve në...

Afro 8 vetëvrasje për 100 mijë banorë/ Shifrat alarmante të vetëvrasjeve në Shqipëri, flasin ekspertët: Si të ndihmojmë në uljen e rasteve

68
0

Dekadën e fundit edhe Shqipëria po përballet me rritje të rasteve të vetëvrasjeve. Statistikat flasin afro  8 vetëvrasje për 100 mijë banorë, por shifrat mendohet të jenë më të larta nga sa raportohen.

Ekspertë të shëndetit publik dhe psikologë tregojnë se ky fenomen është më i përhapur tek të rinjtë dhe të moshuarit.

Depresioni, izolimi, mungesa e shpresës janë arsyet që çojnë këta persona drejt lëndimit të vetës. Ndërkaq drejtues të autoritetit të mediave audiovizitive kanë kërkuar nga mediat kujdes të shtuar në raportimin e këtyre ngjarjeve. Rekomandohet raportim i përgjegjshëm dhe me fakte.

Të shmangen sensacionet, detajet rreth ngjarjes, metodave apo vendit. Sipas të dhënave të sjella në aktivitetin  mbi vetëvrasjet, mënyra e raportimit te medias në Austri, ndikoi në uljen me 80% të rasteve të këtij fenomeni ne Vjenë.