Ballina Kronika ‘Çmontohet’ grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë/ Hashash e kokainë gati...

‘Çmontohet’ grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë/ Hashash e kokainë gati për shitje, arrestohen të gjithë të dyshuarit, në pranga edhe një emër i njohur i qytetit

78
0

Policia e Sarandës ka finalizuar të shtunën një operacion antidrogë  me një numër të konsiderueshëm të masash sigurie me vendim gjykate.

Burime bëjnë me dije se të gjitha masat janë ekzekutuar, personat janë arrestuar të gjithë dhe janë në akuzë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Po ashtu, nga kontrollet janë gjetur 2 pistoleta dhe një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, hashash dhe kokainë që ishin të destinuar për t’u shitur.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shpërndarësit e drogës përdornin kryesisht shëtitoren e Sarandës për të kërkuar blerës dhe bindur për të shitur, kryesisht turistë.

Në pranga ka rënë edhe një emër i njohur në këtë qytet, i cili prej vitesh dyshohet se merrej me aktivitet të paligjshëm të shpërndarjes së drogës. Për të njëjtin hetim, pak kohë më parë janë arrestuar edhe 3 persona të tjera me sasi të konsiderueshme kokaine.