Ballina Kronika Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

89
0

Gjykata e Vlorës pritet të zhvillojë seancat për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë.

Përpara gjykatës do të dalin për t’u njohur me masën e sigurisë Angjelo Breshani dhe Blerim Heta. Çështja ndaj tyre i ka kaluar për shqyrtim strukturës së Krimeve të Rënda në Vlorë.

Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë, Luan Muça, Klaudjo Lleshaj dhe Madrit Lleshaj, masa e sigurisë do të caktohet në Tiranë.

Tre personat ndodhen aktualisht në ambientet e një spitali në Tiranë, ndaj procedura gjyqësore për ta do të zhvillohet në kryeqytet.