Georgina Rodriguez është fotografuar në aeroportin e Venedikut, teksa po largohej nga qyteti pas pjesëmarrjes në Festivalin e 83-të të Filmit.
32-vjeçarja u shfaq me një stil të thjeshtë, e veshur me një bluzë të zezë me kapuç nga Balenciaga, me vlerë 1,000 funte (rreth 1,160 euro), dhe pantallona blu të errët.
Në dorë ajo mbante një trëndafil të kuq, ndërsa në pjesën e pasme të bluzës binte në sy numri 10, ndryshe nga numri 7 që lidhet me Cristiano Ronaldon, shkruan DailyMail.
Paraqitja e saj në aeroport erdhi një ditë pasi Georgina shkëlqeu në tapetin e kuq në Venecia, ku u shfaq me bizhuteri të mëdha me diamante nga Chopard, duke lënë mënjanë përkohësisht unazën e saj të fejesës, me vlerë 3 milionë dollarë (rreth 2.58 milionë euro).
Georgina dhe Cristiano Ronaldo u martuan muajin e kaluar në Portugali, në një ceremoni intime të zhvilluar në dhomën e tyre të ndenjes.
Çifti zgjodhi ta festonte martesën në mënyrë të thjeshtë, me të gjithë fëmijët e tyre të pranishëm.
Çifti ka dy vajza së bashku, Alana dhe Bella Esmeralda, ndërsa Georgina raportohet se është tashmë edhe kujdestare ligjore e fëmijëve të tjerë të Ronaldos.
Në një intervistë për Vogue, ajo ka treguar se gjithmonë kishte ëndërruar për një dasmë madhështore, por në fund zgjodhi një ceremoni intime pranë partnerit dhe fëmijëve.







