Ballina Politika Vizita e Sali Berishës në SHBA, reagon ish-kandidati Elezi: Të marrësh një...

Vizita e Sali Berishës në SHBA, reagon ish-kandidati Elezi: Të marrësh një vizë dhe ta marrësh si fitore, është qesharake

90
0

Ish kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se vizita e Sali Berishës në SHBA nuk është arritje për PD.

Në një intervistë televizive, Elezi u shpreh se është qesharake, të diskutosh marrjen e vizës amerikane nga kryedemokrati.

Sipas Elezit, Berisha ka pasur mision minimin e demokracisë dhe shtoi se ka bllokuar opozitën.

“Të marrësh një vizë dhe ta marrësh si fitore, t’i bësh këto pjesë të debatit të opinionit publik, është qesharake. Në fushatë e kanë akzuar për shumë gjëra parimore. E kanë akuzuar për minim të demokracisë. Sali Berisha është edhe më autokrat. 

E ka pasur mision që në vitin 1991 minimin e demokracisë, që në zanafillën e tij. Këtë e ka treguar dita ditës. E hoqi non gratën, a ka sot një tipar pozitiv Sali Berisha?

Nuk pyet për garë për parti, është minues i demokracisë. Sali Berisha është minimi i demokracisë në vend. Çfarë po bën për demokracinë në Shqipëri Sali Berisha?

Ky i ka marrë frymën opozitës shqiptare. Ata që rrinë pranë Sali Berishës presin sepse janë budallenj. Dëshira e humb logjikën. Sa më shumë kalbëzohet gjëja, këtu është sistemi politik që duhet ndryshuar. Zgjidhja e qytetarëve është e qartë, antisistem”, theksoi ai.