Ballina Politika Skandali i Ramës me raportin PISA 2025: Si të manipulosh të dhënat...

Skandali i Ramës me raportin PISA 2025: Si të manipulosh të dhënat edhe në nivel ndërkombëtar

47
0

Para disa javësh, Edi Rama shpalli se Shqipëria është e para në botë për mbrojtjen kibernetike. Ai citoi një raport që merr të dhëna të papërpunuara nga qeveria shqiptare dhe më pas bën një renditje globale.

Me fjalë të tjera, Rama vendosi të shpallë veten kampion botëror me të dhënat që dërgoi në një organizatë me bazë në Estoni.

Mëngjesin e sotëm, Rama bëri thuajse të njëjtën gjë. Ai deklaroi se Shqipëria ka dalë e para në rajon në raportin e PISA 2025 që vlerëson ecurinë e nxënësve shqiptarë.

Kujtojmë se në vitin 2022, raporti i PISA-s arriti në përfundimin se Shqipëria ka shënuar rënien më të fortë në botë në arsim.

Por çfarë ka ndodhur këto tre vite realisht?

Në fakt, raporti thekson sërish se Shqipëria është shumë larg mesatares së OECD për arsimin. Madje gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë as nivelet më bazike në arsim.

Por edhe sa i përket rajonit, Edi Rama thjesht mashtron kur thotë se jemi të parët.

Në matematikë, Shqipëria renditet pas Kroacisë. Në shkencë renditet sërish e dyta, në një nivel me Malin e Zi. Kurse në lexim është e katërta. Paradoksi është se Shqipëria është përpara në matematikë, por shumë mbrapa në lexim.

Megjithatë ky nuk është skandali i vërtetë.

Në raportin e PISA-s, vetëm për Shqipërinë bëhet një shënim shumë i fortë. Aty thuhet se të dhënat nuk duhet të merren seriozisht pasi kampionimi nuk është bërë siç duhet.

Me fjalë të tjera, nuk janë plotësuar standardet e kërkuara nga OECD.

E përkthyer akoma më shqip, Edi Rama dhe Mirela Kumbaro kanë dërguar në OECD të dhëna jashtë standardeve, ndaj PISA thekson se nuk duhet të merren seriozisht.

Edhe në këtë rast mund të kenë tentuar të dalim të parët në botë, por PISA i ka lënë në klasë, tamam si ata nxënësit që duan të manipulojnë, tashmë jo vetëm në nivel vendor, por edhe global.