Ballina Kosovë “Ja pse u distancuam ne të gjashtit”, reagon Avdullah Hoti

“Ja pse u distancuam ne të gjashtit”, reagon Avdullah Hoti

43
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka reaguar lidhur me zhvillimet e ditës së sotme.

Sipas Hotit, Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm.

Reagimi i plotë:

Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë “JO” propozimit të VV-së për President.

Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën e brezave mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë.