Ballina Kosovë Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve/ Zbulohet në Prishtinë, murali i krerëve të...

Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve/ Zbulohet në Prishtinë, murali i krerëve të UÇK-së

38
0

Në Prishtinë është përfunduar një mural kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës së Kryeqytetit.

Murali paraqet katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke përcjellë një mesazh për luftën, sakrificën, burgimin dhe lirinë.

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, tha se vepra lidhet me një histori që, sipas saj, për Kosovën ende nuk është mbyllur.

“Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve”, deklaroi Musmurati.

Ajo shpjegoi se elementet e muralit kanë edhe simbolikën e tyre: “Teli simbolizon kufizimin dhe izolimin. Zogjtë mbi të, lirinë që nuk mund të burgoset”.

“Prishtina kujton. Prishtina pret. Kosova pret kthimin e çlirimtarëve”, shtoi ajo.