Ballina Europë Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, lëndohen disa persona

Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, lëndohen disa persona

33
0

Një shpërthim është regjistruar paraditen e sotme pranë hidrocentralit Ritom, në zonën e Piotta-s, në Zvicër.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 me orën lokale, ndërsa autoritetet janë vënë menjëherë në alarm.

Informacionet e para flasin për disa persona të lënduar, por deri në këto momente nuk ka ende të dhëna zyrtare për numrin e tyre apo për gjendjen shëndetësore.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se në zonën e impiantit është duke u zhvilluar një operacion i gjerë i emergjencës. Forcat e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa operacioni në zonë vijon.