Ballina Europë Tensionet për Ishujt Falkland/ Burnham: Britania do të jetë e palëkundur në...

Tensionet për Ishujt Falkland/ Burnham: Britania do të jetë e palëkundur në mbrojtjen e tyre

47
0

Kryeministri britanik Andy Burnham ka riafirmuar qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për Ishujt Falkland, duke deklaruar se qeveria e tij do të mbrojë të drejtën e banorëve të ishujve për të qenë britanikë.

Gjatë seancës së pyetjeve në Dhomën e Përfaqësuesve, Burnham tha se qëndrimi i Londrës ndaj Falklandit “nuk do të ndryshojë kurrë” dhe se Britania do të jetë e palëkundur në mbrojtjen e tyre.

Deklarata erdhi pas kritikave të lideres konservatore Kemi Badenoch, e cila akuzoi qeverinë se po tregohet e dobët në mbrojtjen e territoreve britanike, duke përmendur edhe marrëveshjen për Ishujt Chagos.

Burnham u përgjigj se Mbretëria e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga baza strategjike e Diego Garcias dhe se Londra është në diskutime me Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e saj.

Çështja e Falklandit është rikthyer në vëmendje pas deklaratave dhe pretendimeve të presidentit argjentinas Javier Milei për ishujt. Një ministre e Jashtme britanike deklaroi një ditë më parë se nuk ka asnjë dyshim për angazhimin e Londrës ndaj sovranitetit britanik dhe të drejtave demokratike të banorëve të Falklandit.

Ndërkohë, debati për Chagos dhe bazën e Diego Garcias ka shtuar përplasjet politike në Britani, me opozitën që e akuzon qeverinë për dobësim të pozicionit strategjik të vendit. Burnham ka këmbëngulur se baza do të mbetet nën përdorim britaniko-amerikan.