Influencerja Dea Mishel Hoxha ka reaguar ashpër pas shoqërimit nga policia të aktivistes Arvina Lleshi, pas përplasjes së kësaj të fundit me deputeten e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Luarasi, e cila po shkonte drejt Kuvendit për të marrë pjesë në seancën plenare, u përball me disa vajza që e filmuan me celularë dhe iu drejtuan me akuza.
‘Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë’, dëgjohen t’i thonë protestueset deputetes gjatë përplasjes verbale.
Pas arrestimit të Arvina Lleshit, Dea Mishel ka reaguar përmes një deklarate të gjatë, duke kritikuar deputeten Luarasi dhe duke e akuzuar se po e përdor feminizmin për t’u viktimizuar.
‘Iris Luarasi, o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore ose, ndryshe, antifeminizmit, të sulmosh një grua, në moral, në parim. Nëse do të ishe cenuar në këtë mënyrë, si feministë, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje është tërësisht tjetër. Dy vajza që të quajtën vegël të qeverisë së korruptuar dhe hajdute, dhe nuk janë antifeministe. Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria, ku ti bën pjesë’, shprehet ajo.
Më tej, influencerja i drejtohet Luarasit duke i kërkuar të bëjë dallimin mes sulmit me bazë gjinore dhe kritikës politike.
‘Do të shpresoja që një akademike si puna jote do ta dinte ndryshimin midis këtyre dy termave bazikë dhe nuk do ta përdorte feminizmin për t’u viktimizuar. Është shumë e turpshme ta bëjë një njeri që pretendon se është feministe të përdorin kauzën dhe ta shtrembërojnë sipas nevojës së vet’, shprehet Dea Mishel, ndërsa i drejtohet më tej duke i thënë: ‘nëse do të ishe feministe, nuk do të kishe urdhëruar që Arvina të arrestohej në mënyrë çnjerëzore’.







