Ballina Aktualitet Skenë krimi/ Sako përlan 15 milionë euro pa garë për mirëmbajtjen e...

Skenë krimi/ Sako përlan 15 milionë euro pa garë për mirëmbajtjen e rrugëve të lindjes me 99.99% të fondit limit

47
0

Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve të vendit në katër vitet e ardhshme po shndërrohet mirëfilltazi në një skenë krimi. Pasi ekzekutoi konkurrencën në fazën e parë të tenderit, ARRSH realizoi edhe qëllimin final, atë të shpërndarjes së parave pa garë.

Në lotin e tretë të tenderit, ose kontrata C siç quhet ndryshe, e cila përfshin mirëmbajtjen e akseve kombëtare në rajonin qëndror dhe atë jugor të vendit, kompania 2T e Sakove është treguar e pamëshirshme duke ofertuar 99.99 për qind të fondit limit.

Skenë krimi/ Sako përlan 15 milionë euro pa garë për

Ky lot kishte një vlerë limit prej 1 miliardë 367 milionë lekësh ose 14.7 milionë euro. Kompania 2T duke qenë e vetme në garë ofroi 1 miliardë e 366.6 milionë lekë ose sa 99.99 për qind e fondit limit. Autoriteti Rrugor e shpalli fituese kompaninë.

Skenë krimi/ Sako përlan 15 milionë euro pa garë për

Farsa në tenderin 50 milionë euros të mirëmbajtjes u paralajmërua nga Kapitali. ARRSH skualifikoi të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në të katër lotet e tenderit duke i dhënë të drejtën e ofertimit vetëm nga një kompani për secilin lot. Si rezultat 50 milionë euro po ndahen pa garë, çka e bën të gjithë tenderin e majmë një skenë të dyshuar krimi./kapital