Ballina Politika “Nuk ka fabrikë për prodhim armësh”/ Pikëpyetjet dhe planet, flet gazetari: Ministri...

“Nuk ka fabrikë për prodhim armësh”/ Pikëpyetjet dhe planet, flet gazetari: Ministri Nufi, duhet të thirret në SPAK të japë llogari

59
0

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në nje studio televizive, ka folur për aktivitetin e kompanisë Advanced Arms Technology dhe deklarimet lidhur me prodhimin dhe eksportin e armëve.

Tomorri deklaroi se, deri më tani, kompania nuk ka prodhuar armë, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi planet për ndërtimin e një fabrike armësh në Shqipëri.

Sipas gazetarit, kompanisë pritet t’i jepet një uzinë, në një zonë që ai e identifikoi si Milot ose Rubik, ku do të ndërtohej një fabrikë për prodhimin e armëve.

Tomorri tha se një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes, sipas së cilës kompania prodhon armë që janë në përdorim në konflikte, duhet të verifikohet nga institucionet.

Sipas tij, nëse një kompani shqiptare nuk ka kapacitet prodhues, por armët vijnë nga vende të tjera dhe më pas marrin dokumentacion shqiptar, kjo do të ngrinte dyshime për një skemë të mundshme të trafikimit ndërkombëtar të armëve.

Atëherë, armë nuk ka prodhuar ky. Deri më sot.

Këtij do t’i jepet, është ngritur kompania, do t’i jepet uzina e… në mos gaboj, o në Milot, o në Rubik, një uzinë atje, ku do të ndërtohet fabrika e armëve.

Do të marrë para paradhënie, siç mori me kompaninë tjetër, e cila bën furnizimin e mjeteve. Kompania i ka dy. Njëra është iMAK Defence, e cila merret me makinat, dhe tjetra është Advanced…

Nuk ka prodhim armësh.

Për ligjet të them, e cila nuk prodhon armë. Se nuk ka fabrikë për prodhim armësh.

Po ai mund të deklarojë edhe që erdhën alienët. E ka deklaruar në Parlament ai?

Kemi tani atë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë, dhe këto armë, siç e thashë edhe një herë, janë në përdorim sot në konflikte diku. Kjo patentë fiktive…

Atëherë, jo. Kjo është një deklaratë për të cilën ky duhet të thirret në SPAK, sepse nuk ka… nuk ka shans që ajo kompani të prodhojë armë.

Pikërisht, Advanced Arms Technology duhet të jetë e krijuar, duhet të jetë ngritur si kompani, në mos gaboj, në fund të vitit të kaluar… nëntor 2023.

Praktikisht, që ti të ndërtosh një fabrikë për prodhim armësh duhen minimalisht tre vjet. Sepse që të ndërtohet fabrika, do të montohen linjat e prodhimit e të tjera, e të tjera. Nuk ka shanse që Shqipëria të prodhojë armë me këtë kompani.

Atëherë, ai për këtë deklaratë sigurisht duhet të thirret, sepse kjo deklaratë hedh dyshime që këtu mund të bëhet pastaj trafik ndërkombëtar armësh.

Pra, mund të merren armë të prodhuara diku tjetër, siç është dyshimi me të cilin bazohet edhe audiopërgjimi, nga Sudani, të cilat legalizohen në Shqipëri…

Thjesht në Shqipëri marrin statusin ligjor sikur janë të prodhuara këtu dhe janë eksport. Pra, kjo është me të vërtetë një deklaratë shumë shqetësuese, sepse nuk ka, matematikisht, praktikisht, teorikisht, si të doni quajeni, nuk ka shanse që Shqipëria…

Po vendet në konflikt, Ukraina është. Pra, po, kanë shkuar atje, kanë shkuar… ose në Izrael.

Dyshimi është Ukraina. Në qoftë se këta kanë bërë këto lloj skemash, që ku di unë…

Duhet të shkojë në Doganë dhe të marrë… Pra, SPAK-u e ka shumë të thjeshtë. Sepse eksporti i armëve nuk bëhet kot. Ka dhe një agjenci shtetërore që licencon kompanitë të cilat kryejnë tregti armësh dhe do të kalosh në doganë, do të marrësh deklaratat doganore, deklaratën e eksportit e kështu me radhë. Pra, këto janë verifikime të thjeshta…’, tha gazetari.