Ballina Aktualitet “Rinia duhet të na japë shpresë”/ Dita e 103-të, këshillon protestuesi: Mos...

“Rinia duhet të na japë shpresë”/ Dita e 103-të, këshillon protestuesi: Mos e përçani shpresën e Shqipërisë

47
0

Në protestën e 103-të, një protestues bëri thirrje për bashkim, pasi vetëm kështu mund të bëhet ndryshimi dhe vetëm kështu mund të largohet Rama.

“Mos e përçani shpresën e Shqipërisë. Sot koha ju ka thirrur për një ngjarje të madhe, po qëndroni në shesh dhe po sakrifikoni. Ne brezi i 3-të ju kemi mbështetur sepse te ju kemi parë të ardhmen.

Mos u përçani, mos e ktheni njëri-tjetrin në kundërshtarë. Mund të keni mendime të ndryshme, por mund të keni të njëjtën të ardhme.

Mos lejoni që një debat i çastit, të rrëzojë besimin. Ëngjëjt dhe djajtë nuk jetojnë bashkë. Ju nuk jeni armiqtë e njëri-tjetrit. Rinia duhet të na japë shpresë”.