Trajneri i Vedat Muriqit dorëhiqet midis konferencës për media!
Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij pas barazimit 1:1 kundër Romës.
Trajneri i skuadrës turke e deklaroi largimin nga posti i tij në një konferencën për shtyp duke theksuar se dorëheqja e tij është e pakthyeshme.
“Këtë mbrëmje dhashë dorëheqjen nga posti im si trajner i Fenerbahce, e mora këtë vendim që t’i lë rrugë të lirë klubit.
E jap dorëheqjen me synimin për të mos u kthyer më”, u shpreh tekniku Kartal.
Pas largimit të tij, mbetet për t’u parë se kush do të jetë kandidati ideal për të marrë drejtimin e stolin e Fenerbahces.







