Ballina Kronika E rëndë/ Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti...

E rëndë/ Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

72
0

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Burime bëjnë të ditur se ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, kur ka humbur jetën.

Viktima është 46-vjeçari Ermal Debrova, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ai ka pësuar arrest kardiak apo ka rënë nga shtylla.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.