Ballina Aktualitet Protestuesit u përplasën me demokratët, del video ku gjyqtari i kampionatit shqiptar...

Protestuesit u përplasën me demokratët, del video ku gjyqtari i kampionatit shqiptar mbron Sali Berishën: Ju q*fsha rracën

63
0

Albano Stolaj, një gjyqtar i futbollit shqiptar, rezulton se është personi që ka provokuar protestuesit pasditen e sotme teksa ata marshonin nga Rrruga e Elbasanit, në drejtim të Kryeministrisë. Ai është edhe një mbështetës i flaktë i Partisë Demokratike.

Dhe pikërisht bindjet e tij politike janë bërë shkak sot për një incident përpara selisë së partisë më të madhe të opozitës, që fatmirësisht u mbyll brenda pak minutash dhe nuk eskaloi në përplasje me protestuesit.

Teksa turma brohoriste thirrjet e përnatshme “Rama në burg, Berisha në burg”, mbështetësi i PD dhe liderit historik të kësaj force politike, nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka nisur të bëjë gjeste fyese ndaj protestuesve, duke mos kursyer sharjet dhe fjalorin banal.

Siç shihet edhe nga pamjet që ka siguruar “JOQ Albania”, janë disa persona që përpiqen ta ndalojnë gjyqtarin e futbollit Albano Stolaj, por ai sërish nuk i ka ndalur sharjet dhe fyerjet në drejtim të protestuesve.

Prej 19 ditësh tashmë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e liderit opozitar Sali Berisha nga skena politike, duke e cilësuar partinë e drejtuar prej tij, të shitur në shërbim të qeverisë.