Ballina Aktualitet ‘Vapa?…Jo, protesta’, pankarta ‘pikante’ e mbajtur nga një durrsak në protestën e...

‘Vapa?…Jo, protesta’, pankarta ‘pikante’ e mbajtur nga një durrsak në protestën e 19-të kundër qeverisë Rama

80
0

Qytetarët zgjodhën të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes parullave që trajtonin tema të ndryshme, nga korrupsioni dhe pronat publike deri te pensionet dhe mbrojtja e natyrës. Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen ishte ajo me mbishkrimin: “Gjysherit meritojnë të pleqërojnë me dinjitet. Ku ka vjedhje s’ka pensione”.

Mes pankartave të tjera u panë edhe mesazhe me tone të ndryshme e të ndërthurura, përfshirë: “Cka t’u themi burrave të namit që e lanë me gjak çdo shkrep e gur, në burrëri na mbeti vatani duke e poshtëruar shqiptarin në flamur”.

Një tjetër pankartë përmbante shkrime të stilit simbolik dhe emocional si: “Mirëmbrëma, mirëmbrëma s’po më zinte gjumi… as mua… vapa? jo jo… protesta dukej që përgjigjej Rama”.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit paralajmëruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke përsëritur sloganin: “Nesër më shumë!”.