Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dorëheqjen.
Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga, në kuadër të podcastit të tij “Flasim”, Rama tha se reagimet dhe pakënaqësitë e qytetarëve e kanë shtyrë të analizojë ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare dhe rritjen e pritshmërive ndaj qeverisjes.
“Dorëheqja, mbase vjen momenti për ta shpjeguar”, tha Rama, duke sjellë si shembull rastin e një kryetari bashkie që, pavarësisht investimeve të realizuara për një komunitet, ishte përballur me pakënaqësinë e banorëve.
Sipas Ramës, kjo nuk duhet parë domosdoshmërisht si mosmirënjohje, por si pasojë e ndryshimit të pritshmërive të qytetarëve.







