Ballina Aktualitet “Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator”/ Agravon...

“Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator”/ Agravon protestuesi: Rama, armën që ka nxjerrë kundër popullit, do i kthehet kundër vetes

52
0

Një nga protestuesit në ditën e 104 të protestës u shpreh se Edi Rama nga sot është i shkarkuar. Ai tha se Rama është një tradhtar, që punon kundër interesave të Shqipërisë.

Protestuesi deklaroi se në Angli, për 13 vite janë ndërruar 7 kryeministra, kurse Rama ende është në detyrë, sepse është diktator.

Protestuesi:

Rama, armën që ka nxjerrë kundër popullit, do i kthehet kundër vetes. Rama burg, Berisha burg. Tradhtari Rama në burg. Nga sot nuk je kryeministër. Në Angli kanë dhënë dorëheqjen 7 kryeministra.

Ky është një tradhtar dhe një hajdut.  Nga sot je i shkarkuar. Të gjithë deputetët që kanë shitur tokat do të dënohen.

Të bëjmë Shqipërinë e re. Me të ardhur qeveria e re, gjërat do ndryshojnë. Qeveria do të heqë të gjitha ligjet, që janë antikombëtare.

Do paralizojmë gjithë Shqipërinë Edi Rama dhe nuk do mund edhe të ikësh dot, kur të tentosh të ikësh nga vendi. Sot policia duhet të bëjë arrestimin tënd.