Ballina Aktualitet “Ku ishit kur u arrestuan dhunshëm vajzat në këtë shesh?”/ Aktivistja ironizon...

“Ku ishit kur u arrestuan dhunshëm vajzat në këtë shesh?”/ Aktivistja ironizon Iris Luarasin: Ju një hall e zgjidhni me një telefonatë, po gratë e tjera

64
0

Aktivistja Luçiana Kokaj ka reaguar ashpër nga protesta e 104-të para Kryeministrisë, duke iu drejtuar deputetes Erjola Luarasi me kritika për qëndrimin e saj ndaj grave protestuese.

“Faleminderit, zonja Luarasi, që nuk na përfaqësoni, pasi ne, nënat shqiptare, është turp që të përfaqësohemi nga gra si ju në Kuvend”, tha Kokaj. Ajo ngriti pikëpyetje për qëndrimin e deputetes gjatë arrestimeve të protestuesve.

“Ku ishit kur u arrestuan dhunshëm vajzat në këtë shesh? Që u arrestua Elsa nga policia, meshkuj, vetëm se po protestonte?! Apo Arvina dhe Bora?”, u shpreh aktivistja.

Kokaj përmendi edhe raste të tjera të grave të arrestuara gjatë protestave.

“Ku ishit, zonja Luarasi, kur u arrestua nëna Lena në Rrjoll apo Marjana, një grua shtatëzënë që po mbronte nënën e vet? Nuk folët asnjëherë!”, deklaroi ajo.

Në vijim, aktivistja tha se gratë që protestojnë nuk ndihen të përfaqësuara nga politika, pasi, sipas saj, problemet e tyre janë të ndryshme nga ato të deputetëve.

“Nuk na përfaqësoni, se nuk kemi halle të njëjta, se një hall e zgjidhni me një telefonatë. Faleminderit që nuk na përfaqësoni”, përfundoi Luçiana Kokaj.