Ballina Politika Berisha denoncon: Ministri i ri i Brendshëm rrihet në zyrë, policia nuk...

Berisha denoncon: Ministri i ri i Brendshëm rrihet në zyrë, policia nuk e ndihmon

100
0

Kryetari i PD, Sali Berisha, denoncoi në rrjetet sociale se ministri i ri i Brendshëm është dhunuar në zyrën e tij. Sipas Berishës, Ervin Demo, është dhunuar kur ishte kryetar i Bashkisë së Beratit.

POSTIMI I PLOTË

Rrihet në zyrë ministri. Policia nuk e ndihmon!

Lexoni mesazhin e punonjësit digjital

Përshëndetje, Dr.

Ministri i ri i Brendshëm është rrahur në zyrën e tij kur ishte kryetar bashkie në Berat, nga Gramoz Toto, i njohur si “Moku”.

Për rrugën e Kalasë, pse ia dha për ta bërë Baton Haxhiut dhe jo Gramoz Totos?

Ky ministër i Brendshëm, Ervin Demo, në atë kohë, kur u rrah, as policia nuk i erdhi në ndihmë, pasi e lajmëroi vetë.

Hera e parë që një ministër i Brendshëm është rrahur në zyrë. Publikoje, Doktor!

Dhe anonim, të lutem, se këta të heqin nga puna.