Ballina Politika “Do të shpëtoni nga unë, nuk jam këtu për t’u bërë mbret”/...

“Do të shpëtoni nga unë, nuk jam këtu për t’u bërë mbret”/ Edi Rama, zbulon arsyen pse vijon të jetë në politikë

79
0

Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcastin e tij “Flasim”, ka deklaruar edhe momentin kur, sipas tij, do të largohet nga politika dhe nga detyra e kryeministrit.

Rama tha se nuk synon të qëndrojë në pushtet pafundësisht ose të bëhet mbret, duke theksuar se arsyeja pse vijon të jetë në politikë lidhet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam këtu për t’u bërë mbret ose për të qëndruar në pafundësi. Unë jam këtu vetëm sepse e shoh të hapur derën e Bashkimit Evropian dhe në momentin që unë, me ndihmën e Zotit dhe të shqiptarëve, e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë”, deklaroi Rama.