Pa Haaland dhe Kevin De Bruyne, me dy yjet që “parkuan” në stol, Man,City shpërtheu përballë Aston Villa-s, duke marrë një trepikësh pas fitores me “poker” golash. Vendimi i Guardiola-s për të lënë në stol dy nga lojtarët më të mirë, bëri jo pak zhurmë në ishull, por fusha i dha të drejtë teknikut spanjoll. Në mungesë të tyre ai që bëri liderin ishte Foden, autor i një “tripletë”, por një ndeshje fantastike zhvilloi edhe Rodri, me spanjollin që realizoi golin e parë që në minutën e 11-të.
Festa nuk zgjati shumë pasi Aston Villa, me një aksion shumë të bukur riktheu baraspeshën në minutën e 20-të. Në fundin e pjesës së parë ishte Foden që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke rikthyer Man.City në avantazh. Në pjesën e dytë, stafetën e mori sërish Foden duke realizuar dhe dy gola të tjerë, njëri më i bukur se tjetri. Në minutën e 62-të, talenti anglez u shërbye nga Rodri duke goditur topin më të parën. Shtatë minuta më pas, Foden realizoi një gol spektakolar duke sigluar shifrat në 4-1. Fal këtij suksesi, City kap Liverpool në kuotën e 67-të pikëve, dhe minus një nga kreu.