Ballina Aktualitet Protesta pranë takimit të Ramës, Policia shoqëron disa persona në Vlorë

Protesta pranë takimit të Ramës, Policia shoqëron disa persona në Vlorë

58
0

Policia ka shoqëruar shtetasin Baki Goxha, i cili, së bashku me disa persona të tjerë, ishte mbledhur pranë ambienteve ku Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin me qytetarët dhe strukturat në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale.

Goxha është një prej personave të përfshirë në organizimin e protestës, e cila pritej të zhvillohej pas përfundimit të takimit të kryeministrit.

Bashkë me Goxhën, policia ka shoqëruar edhe tre persona të tjerë, të cilët ishin mbledhur për të protestuar përpara ambienteve të Pallatit të Kulturës në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për t’u sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre.