Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka dhënë një vështrim brenda dhomës së zhveshjes, duke marrë pjesë në një pyetësor zbavitës me pyetje për bashkëlojtarët e tij, teksa ishte i pranishëm në Çmimin e Madh të Madridit në Formula 1.
I pyetur për bashkëlojtarët e tij te Real Madridi, reprezentuesi belg dha disa përgjigje interesante. Ai e emëroi Kylian Mbappen si lojtarin më argëtues në skuadër.
Ndërkohë, Dean Huijsen mori titullin e lojtarit që ka më shumë gjasa ta zërë gjumi.
Vinicius Junior u votua si lojtari që ngacmon më së shumti të tjerët, një tjetër përgjigje që pasqyroi atmosferën e relaksuar te gjigantët spanjollë.
Futbolli nuk është pasioni i vetëm i Courtois. Një tifoz i apasionuar pas motorsportit, ai zotëron ekipin TC Racing, që garon në kampionatin spanjoll të Formula 4, gjë që e tërhoqi për ta ndjekur nga afër Çmimin e Madh të Madridit.
Courtois gjithashtu zbuloi se posedon licencat e trajnerit UEFA A dhe B, megjithëse për momentin e përjashtoi mundësinë për të drejtuar ekipin e parë të Real Madridit. Ai do të preferonte të punonte me grupmoshat e reja.
“Jo me ekipin e parë. Preferoj të stërvit fëmijët e vegjël”, tha portieri, duke lënë të kuptohet për një kalim të mundshëm në drejtimin e ekipeve të të rinjve pasi t’i japë fund karrierës si futbollist.







