Ballina Aktualitet Qytetarët dhe diaspora nuk largohen nga sheshi, vijojnë qëndresën para Kryeministrisë

Qytetarët dhe diaspora nuk largohen nga sheshi, vijojnë qëndresën para Kryeministrisë

59
0

Qytetarët dhe emigrantët që kanë ardhur posaçërisht nga diaspora po vijojnë qëndresën e tyre përpara Kryeministrisë, ndërsa deklarojnë se nuk do të largohen.

Ata kanë kërkuar që të rrethohet Kryeministria, në mënyrë që siç thonë ata, të bëjnë të mundur largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Krahas thirrjeve për dorëheqje, ata brohorasin edhe për arrestimin e Ramës, ish vartëses së tij, Belinda Balluku dhe kreut të PD, Sali Berisha.

Më herët, aktivisti Bledar Meti, i cili ka ardhur nga Britania paralajmëroi se nuk do të marshojnë por do të vijojnë qëndresën në shesh.