Ballina Kronika Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

69
0

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kastrioti” në Fushë-Krujë. Banesa, në pronësi të Ardjan Mirit, është djegur pjesërisht, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Megjithatë, dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme. Flakët kanë përfshirë trarët e çatisë, duke shkaktuar rënien e saj dhe duke e nxjerrë banesën jashtë funksioni.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ka pasur persona. Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një luhatje e energjisë elektrike. Shkaqet e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen pas verifikimeve.