Ballina Aktualitet Pankartat në protestën e 106-të: Rama trajner, ministrat në rotacion, SPAK-u sheh...

Pankartat në protestën e 106-të: Rama trajner, ministrat në rotacion, SPAK-u sheh nga VAR-i

87
0

Në protestën e 106-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh.

‘106, Shqipëria nuk është pronë private’ dhe ‘Taksat tona, përgjegjshmëria juaj’ janë disa prej mesazheve që bien në sy gjatë protestës.

Një tjetër pankartë i referohet anulimit të një tenderi me vlerë 50 milionë euro për hemodializën, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë çështjen.

‘U anulua tenderi 50 milionë, u dëgjua ky shesh, por drejtësisë, sado të ikësh, nuk i shpëton lehtë. SPAK, mos ndalo, anulimi s’është dënim, përgjegjësit e dializës duan gjykim!’, shkruhet në pankartë.

Ndërkohë, një tjetër mesazh ironizon ndryshimet në qeveri dhe rolin e SPAK-ut, duke përdorur gjuhën e futbollit:

‘Rama trajner, ministrat në rotacion, SPAK-u sheh nga VAR-i: ‘Ekip me korrupsion!’’

Pankartat pasqyrojnë mesazhet dhe akuzat e protestuesve ndaj qeverisë, ndërsa protesta vijon për të 106-tën ditë radhazi.