Ballina Aktualitet I ati iu ekzekutua me 10 plumba brenda në makinë, djali i...

I ati iu ekzekutua me 10 plumba brenda në makinë, djali i Franc Konomit thyen heshtjen pas 16 vitesh: Kur më vranë babin, deshën të më vrisnin mua dy herë, ende nuk mbaj mbiemrin e tij

107
0

Pas 16 vitesh në heshtje, familja e Franc Konomit ka folur për herë të parë publikisht në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, për të kërkuar drejtësi për pronat e trashëguara.

Ishte 8 korrik 2010, ora 11:20 e paradites, në zemër të Tiranës pranë Pazarit të Ri. Franc Konomi, i njohur si “i forti i Rrugës Bardhyl”, një nga emrat më problematikë të Tiranës së viteve ’90, u ekzekutua me 10 plumba brenda makinës së tij Mercedes Benz të zi nga dy vrasës me motor.

Sot, 16 vite më vonë, djali i tij Johnny ka dalë për herë të parë duke deklaruar hapur dhimbjen që ka ndjerë ato kohë kur humbi të atin dhe se si ka ndikuar kjo në jetë e tij.

Unë jam gjaku i tij, jam djali i Franc Konomit. Kur më vranë babin, deshën të më vrisnin mua dy herë.”

Johnny, i cili mban mbiemrin e së ëmës dhe jo të të atit, ka rrëfyer se e ka vuajtur shumë mungesën e figurës atërore dhe faktin që kurrë nuk e ka ndjerë praninë e një mashkulli në familje.

Në studio, bashkëshortja e të ndjerit, Rovena, e përlotur ka akuzuar publikisht kunatin e saj, Adin, se ka përvetësuar dhe shitur hotelin që Franc Konomi kishte ndërtuar për vite me radhë.

Ajo tha se menjëherë pas vrasjes, vëllai i të ndjerit ka larë dhe ka përdorur makinën ku Franc Konomi dha shpirt.

Që pas ekzekutimit, Rovena së bashku me dy fëmijët, djalin Johnny dhe vajzën Françeska, janë larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe jetojnë në Gjermani, nga frika e një hakmarrjeje të mundshme.

Familja Konomi kërkon njohjen legjitime si trashëgimtarë dhe rikthimin e pronave që, sipas tyre, u takojnë me të drejtë.