Olivia Attwood mahnit me të brendshmet ikonike të Margot Robbie nga filmi “The Wolf of Wall Street”, teksa po shijonte qëndrimin e saj në New York
Ylli i “Love Island”, 35 vjeç, udhëtoi drejt “Big Apple” dhe ndau në Instagram një seri fotografish mjaft tërheqëse, ku shfaqej me të brendshme seksi ngjyrë blu të errët.
Olivia dukej e jashtëzakonshme me fustanin slip të La Perla-s, të zbukuruar me dantellë me lule në ngjyrë krem, teksa doli për një mbrëmje në qytet, shkruan Daily Mail.
Bëhet fjalë për të njëjtin model që aktorja Margot Robbie, 36 vjeç, kishte veshur në filmin e suksesshëm të vitit 2013.
Personaliteti televiziv e kompletoi pamjen me çizme deri te gjunjët, një çantë të vogël argjendi dhe syze të mëdha Gucci.
Olivia e shoqëroi postimin me një nga replikat ikonike të filmit. Ajo shkroi: “Kush? Kush? Çfarë je ti, një buf dreqi? Kush është ajo? (Fustani është tamam i njëjti) për @simkhai after dark.”
Margot Robbie luajti rolin e Naomi Lapaglia në film, përkrah aktorëve si Leonardo DiCaprio dhe Jonah Hill.







