Ballina Kronika Sulmohet me thikë mjeku kirurg që mjekoi Dumanin, si nisi sherri brenda...

Sulmohet me thikë mjeku kirurg që mjekoi Dumanin, si nisi sherri brenda Spitalit Memorial

65
0

Juljan Malaj, mjeku që mjekoi Dumanin është sulmuar me thike nga një punonjës i Spitalit Memorial.

Nuk dihet gjendja e mjekut por burime të sigurta thanë se mjeku kirurg u sulmua me thikë nga një punonjës i spitalit.

Sherri nisi brenda mjediseve te spitalit ku punonjësi me detyrë kaldaist, është përfshirë në një konflikt fizik duke u qëlluar me grushte me mjekun Malaj.

Më pas kirurgu ka dalë nga spitali por punonjësi e ka ndjekur me një thikë në dorë dhe e ka sulmuar. Pas këtij momenti policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka dhënë një komunikim zyrtar për ngjarjen.

Malaj është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit.