Ballina Politika Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate në Kuvend! Ironia deputetit PD: A...

Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate në Kuvend! Ironia deputetit PD: A t’u martua daja ty? A t’u martua?

162
0

Debat i tensionuar dhe replika me tone të ashpra u dëgjuan në Kuvendin e Shqipërisë mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi iu drejtua deputetes duke i përmendur dajën e saj, i cili u vu në pranga pas akuzave nga ish-bashkëjetuesja për dhunë dhe plagosjen e babait të saj me mjet prerës (drapër).

Bardhi-Çaushit: A t’u martua daja ty? A t’u martua? Mbaj vendin aty se po flas unë. Këtë copën tjetër do ia jap atij. Naftën do ta sjellë një mik tjetër timin dhe do e marrë ai, gazin ai tjetri. Ky është shteti që ke ndërtuar ti. S’ke asnjë lidhje me ligjin.

Peleshi: Këtu mbyllen diskutimet.