Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Centocelle, në Romë, ku një nxënës ka sulmuar një mësuese. Sipas të dhënave paraprake, nxënësi i ka spërkatur mësueses sprej piper në fytyrë dhe më pas e ka goditur me thikë.
Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e Stacionit Centocelle, pas një telefonate të marrë në numrin e emergjencës 112.
Në shkollë ka mbërritur edhe ekipi i urgjencës mjekësore 118. Mësuesja ndodhet në gjendje shoku, por sipas informacioneve të para, nuk është në rrezik për jetën. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.







