Ballina Europë Aksident tragjik në Itali/ Po shoqëronte vajzën në shkollë, kamioni përplas për...

Aksident tragjik në Itali/ Po shoqëronte vajzën në shkollë, kamioni përplas për vdekje 44-vjeçaren shqiptare

78
0

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të premte në San Donà di Piave, pranë Venedikut, në Itali, ku një 44-vjeçare shqiptare ka humbur jetën.

Viktima, Lavdije Istrefi, nënë e tre fëmijëve, u përplas për vdekje nga një kamion që  grumbullonte mbetjet, teksa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë.

Ngjarja ndodhi në një kryqëzim pranë rrugës “Via Paolo VI”. Sipas mediave italiane, kamioni ishte duke kryer një kthesë djathtas kur përplasi 44-vjeçaren. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka pikasur viktimën për shkak të fushëpamjes së kufizuar nga pasqyrat e automjetit.

Vajza 9-vjeçare kishte kaluar në anën tjetër të rrugës vetëm pak sekonda para përplasjes dhe fatmirësisht nuk pësoi dëmtime fizike. Megjithatë, ajo ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, pasi ishte dëshmitare e aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesit e shkollës ku mëson vajza e viktimës kanë vendosur pezullimin e mësimit për ditën e sotme.